Capital T paralajmëron projektin e ri, vjen më shpejt se ç’mund ta mendoni
Capital T, ka paralajmëruar projektin e ri të tij.
Ai pas një serie të performancave në mbarë trojet shqiptare ka konfirmuar se është një prej emrave më të mëdhenj të skenës.
Reperi i njohur ka bërë të ditur në rrjetet sociale se më 10 janar lançon projektin e ri.
Në një video që besohet se është nga prapaskenat e klipit, Kapo shfaqet mjaft misterioz në paralajmërim të projektit të ri.
Nuk dihet cili është projekti i Kapos, nga mixtape i sapo lançuar apo është një klip me këngë të re.
Por, duket se reperi ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit synon që të jetë një nga më të mirët e skenës.