Capital T publikon në versionin audio “Infinit”
Capital T e ka publikuar në YouTube versionin audio të këngës së tij të re “Infinit”. BoBeatz është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.
“Infinit” është pjesë e mixtape “Winter is Here” që u lansua në tetor dhe përmban 15 këngë.
“Kënga e shumëpritur ‘Infinit’ tashmë ka dalë… Shijojeni”, ka shkruar Kapo në një postim në rrjetet sociale.
Më herët, Trimi e kishte publikuar këngën “Yoko Ono” që e solli në bashkëpunim me Granit Dërgutin. Edhe kjo këngë që u publikua me videoklip dhe është gjithashtu pjesë e mixtape “Winter is Here”. Natyrisht se reperi do të vazhdojë me publikimin e projekteve të reja gjatë vitit 2018.