Cara Delevingne imazhi më i fundit i “Dior Capture” por përballet me shumë kritika
Cara Delevingne ka festuar 25-vjetorin e lindjes vetëm pak muaj më parë por por ajo së fundmi është përzgjedhur fytyra e një linje kremërash kundër rrudhave.
Bukuroshja londineze është imazhi më i fundit i “Dior Capture”, një linjë produktesh e cila fokusohet nga serumi, pastruesi i fytyrës dhe kremërat kundër rrudhave.
Por përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, kanë reaguar negativisht ndaj zgjedhjes së modeles për shkak të moshës së saj shumë të re. Pjesa më e madhe kanë ngritur pyetjen se pse kompania nuk ka zgjedhur një modele të madhe në moshë për promovimin e këtyre produkteve.
“Cara bukuroshe është vetëm 25-vjeçe. Unë jam 51-vjeçe. Eshtë një krem anti rrudhë. Kjo është diçka e padrejtë për të dhe për mua”, shkruan një komentuese.