Cara Delevingne sjell për publikun një… novelë
Modelja shumë e suksesshme Cara Delevingne së fundmi ka shkruar novelën e saj të parë. Lajmin e bujshëm dhe tërësisht të papritur, 24 vjeçarja e ka bërë publik nëpërmjet Instagramit. Bukuroshja bjonde që ktheu në trend vetullat e trasha i la të gjithë pa fjalë kur nxorri një foto të dorëshkrimit të novelës së saj, në atë që duket se ishte kopja e parë e printuar. Cara thotë se dëshiron t’u flasë të gjithëve për këtë periudhë të jetës, të mbushur me zbulimin e vetes, miqësi, dhimbje, triumf që është adoleshenca. Me pak fjalë sipas saj, eksperiencat që i japin formë çdo njeriu.
Ndër të tjera ajo ka thënë që po pret me padurim që ky krijim i saj të jetë i disponueshëm për të gjithë.