Cardi B arrin rekordin e Beyonce, ja suksesi i saj i radhës
Viti i kaluar ishte një sukses i vërtetë për reperen e re në industrinë e muzikës, Cardi B.
Pak ditë më parë ajo ka dhënë një intervistë për “Billboard” ku ka treguar se hiti i saj i padiskutueshëm “Bodak Yellow” u rendit në vend të parë duke lënë pas këngën e Taylor Swift “Look What You Made Me Do” i cili bëri shumë zhurmë.
Tashmë ajo po shijon arritjen e radhës pasi në klasifikimin e “Billboard Hot 100” shënon 4 këngë duke kapur kështu suksesin e Beyonce. “Bodak Yellow” mban vendin e 10-të, bashkëpunimi me G-Eazy, “No Limit” është në vend të 5-të, “Motorsport” një tjetër bashkëpunim i suksesshëm në vendin e 8-të dhe më e fundit me 21 Savage, “Bartier Cardi” në vendin e 19-të.
Të pasurit 4 këngë në këtë klasifikimin është sigurisht një privilegj i madh të cilin e ka pasur Beyonce rreth dy vite më parë me disa nga hitet e albumit vizual “Lemonade”.“Formation,” “Sorry,” “Hold Up” dhe “6 Inch” (në bashkëpunim me The Weeknd) u renditën në vendin e 6, 7, 8 dhe 10.