Cardi B: Ditën e parë si striptiste ndihesha shumë e neveritur, por pastaj nuk më interesonte më
Reperja Cardi B është në koopertinën e revistës më të fundit të I-D.
Intervista e realizuar për këtë revistë mbulon çdo gjë nga karriera e saj e mëparshme si striptiste, për martesën e saj të ardhshme dhe racizmin në Amerikë.
Duke folur për feminizmin, reperja është shprehur se ajo mund të bëjë çdo gjë që bën një mashkull.
“Të jesh feministe është një gjë shumë e mrekullueshme dhe shumë njerëz mendojnë se dikush si unë nuk mund të jetë kaq e madhe. Ata mendojnë se feminizmi është i madh dhe vetëm një grua mund të flasë siç duhet, që ka diplomë, që është biznesmene… ata mendojnë se vetëm Michelle Obama mund të jetë feministe. Por të qenit feminist është e vërtetë e thjeshtë … Çdo gjë që mund të bëjë një mashkull, unë mund ta bëj,”-u shpreh ajo.
Hitbërësja e “Bodac Yellow” ka folur edhe për punën si striptiste.
“ Herën time të parë si striptiste jam ndjerë shumë keq dhe në faj. Më dukej sikur dëgjoja zërin e prindërve të mi. Kur bëra lap dance-in e parë të gjitha vajzat më shikonin nëse po bëja dicka gabim. U ndjeva shumë e neveritur pasi pavarësisht se personat të cilëve u kërcen në prehër nuk mund të të prekin në zonat intime, disa herë I ndjeja në vesh frymarrjen e tyre të thellë. Thjesht ma shpifte,”- ka treguar ajo.
“Pas një periudhe kohe filloi të mos më interesonte më. Po fitoja shuma parash që nuk i kisha imagjinuar ndonjëherë. Në fillim merrja 200$ ose 300$, disa herë nuk bëja para fare pasi më duhej të paguaja qeranë shumë të shtrenjtë. Por pasi fillova t’ia merrja dorën kishte netë që fitoja deri në $2,000 ose $3,000. Në moshën 21 vjecare kasha kursyer $20,000 ndërsa 22 vjec e cova këtë shifër në $35,000.”- është shprehur reperja.
Ndërsa përsa i përket racizmit u përgjigj: “Ata janë të frikësuar nga minoritetet. Ne po kontrollojnë industrinë muzikore, botën e modës. Kur shihni Olimpiadën kush fiton gjithmonë? Njerëzit me ngjyrë. Ne fitojmë gjithçka.”