Cardi B i rikthehet fillimeve si striptiste!
Reperja me famë ndërkombëtare Cardi B do të kthejë në vëmendjen e të gjithëve lëvizjet e saj si striptiste. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” ku do bëjë rolin e një ish-striptisteje.
Xhirimet do të fillojnë me 22 Mars në New York. Reperja Cardi B ka treguar edhe herë të tjera se është një striptiste e shkëlqyer, madje në klipin “Money” bëri disa lëvizje që “çmendën” rrjetin.
Në kast do jenë edhe emra të tjerë të njohur si Jennifer Lopez, Constance Wu, Keke Palmer dhe Julia Stiles. Filmi është inspiruar nga një artikull i vitit 2015-të nga revista amerikane Neë York Magazine, dhe bën fjalë për disa ish punonjëse të një klubi striptizi, të cilat iu kundërvihen klientëve të tyre nga Wall Street.