Lajme

21 September 2018

Cardi B poston foton e parë nga martesa e veçantë me Offset

Cardi B dhe reperi Offset po festojnë përvjetorin e parë të martesës. Dhe më në fund, reperja e hitit “Bodak Yellow” u bind të na zbulojë një foto nga dasma e saj e thjeshtë dhe minimaliste. Në foton e bërë publike në “Instagram”, Cardi B shfaqet e veshur me një kostum të bardhë sportiv dhe flokë me onde portokalli, ndërsa ka kapur duar me partnerin e saj, i cili gjithashtu është veshur me xhinse dhe një bluze spotive.
“Rikthim në kohë.. 20 shtator” – shkruan Cardi krahas fotos.
Në dasmën civile, morën pjesë vetëm dy kushërinjtë e reperes, të cilët ishin edhe dëshmitarët në dasëm
“Gjetëm dikë që të na martonte! Thashë “Po” pa fustan, pa make up dhe pa unazë” – njoftoi reperja.
Disa muaj më parë, Cardi B solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një vogëlushe të cilën e quajtën Kulture Kiari Cephus.
Edhe përse çifti lidhi kurorë shtatorin e kaluar, ata mundën ta mbanin sekret deri në muajin qershor. Martesën, Cardi B, e bëri publike gjatë komenteve me ndjekësit e saj në “Instagram”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com