Cardi B pranon ndërhyrjet kirurgjikale, ja arsyeja që e çoi atë drejt operacioneve plastike
Mesa duket për Cardi B kjo është java e rrëfimeve. Ditë më parë reperja e famshme zbuloi se është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe se është përpjekur shumë ta mbajë të fshehtë këtë fakt. 25-vjeçarja e cila është në një lidhje me reperin e famshëm Offset nuk e zbuloi gjininë e fëmijës por shtoi se pritet të lindë në muajin korrik.
Gjithashtu në një intervistë për “GQ” ajo ka pranuar se ka bërë ndërhyrje të paligjshme tek të pasmet e saj për t’i zmadhuar.
Cardi B është shprehur se rreth 4 vite më parë kur punonte si striptiste, i dashuri i saj e tradhëtoi me një vajzë e cila i kishte të pasmet shumë të mëdha dhe për të marrë hak, ajo vendosi të bëjë një ndërhyrje.
Reperja e cila është e njohur edhe për sensin e saj të humorit ka treguar duke qeshur se pati shumë dhimbje për një javë të tërë pasi ndërhyrja nuk ishte profesionale dhe ata nuk përdorën asnjë produkt mpirës.
“Ishte një ndërhyrje në kushte shtëpie dhe më kushtoi vetëm 800 dollarë, kisha dhimbje të tmerrshme por të paktën bëra ishin tim xheloz” -përfundoi ajo.