Cardi B shënon suksesin e radhës me këngën ‘Bodak Yellow’
“Bodak Yellow” i Cardi B është kënga e saj e parë e cila nga shitjet e shumta ka marrë vlerësimin ‘gold-selling song’.
Kënga është rritur vazhdimisht në klasifikimet e ndryshme muzikore.
Cardi B përpara se të njihej si repere ka qenë e njohur si personazh në një reality show. Ajo është e fejuar edhe së shpejti do të martohet me Offset nga ‘ Migos’.
Kohët e fundit ka performuar në premierën e MTV Video Music Awards.
Reperja nga Bronx, do të jetë pjesë e koncertit të Power 105 Powerhouse në Bruklin dhe do të ndajë skenën me Migos, The Weeknd, French Montana, Lil Uzi Vert dhe talente të tjera.
Urime, Cardi!