Lajme

19 October 2018

Cardi B sjell së shpejti “Money”

Cardi B do të sjell shumë shpejt projektin e ri të saj.

“Money” titullohet projekti i ri i reperes që pritet të lansohet më 26 tetor.
Ajo e bëri këtë komunikim duke u përgjigjur në pyetjen e TMZ nëse do të bëjë diss ndaj Nicki Minaj.

Reperja ka postuar imazhe nga një bisedë e një punonjësi të TMZ dhe menaxherit të reperës.
“Cardi nuk ka këngë që po vjen për Nickin. E kundërta është një gënjeshtër. Kënga e re e Cardit nuk është bashkëpunim dhe përmbajtja është për para. Burimet tuaja janë të rreme”, u shpreh përfaqësuesi i Cardi B.

Reperja më parë ka pranuar se po punon në projekte të reja që nuk janë pjesë e albumit debutues, “Invasion of Privacy”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com