Lajme

07 May 2018

Cardi B tregon për makthet pas shtatëzanisë

Muajin e kaluar, këngëtarja e njohur Cardi B bëri publike shtatzëninë e saj dhe prej atëherë ka qenë në qendër të vëmendjes së medias. Ajo dhe i fejuari i saj Offset janë duke shijuar javët e fundit të shtatzënisë. Por jo çdo gjë po shkon mirë për këngëtaren.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Twitter se gjëja më e vështirë e shtatzënisë janë makthet dhe ëndrrat e këqija që ajo shikon gjatë natës. “Gjëja që nuk po më pëlqen gjatë shtatzënisë janë ëndrrat e çuditshme dhe drithëruese që shikoj. I urrej! Më del gjumi në mes të natës dhe është gjëja më e çuditshme”, -është shprehur Cardi B.
Po ashtu, ajo ka shtuar se po e shijon këtë periudhë edhe pse vështirësitë që po kalon janë të mëdha.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com