Catriona Gray shpallet “Miss Universe 2018”
Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbajtur ngjarja vjetore e më të bukurës së planetit tokë.
Bangkoku ishte qyteti ku u organizua këtë vit “Miss Universe 2018”, ku u përzgjodh edhe bukuroshja e vitit.
Fituesja e këtij kompeticioni u zgjodh Miss Filipine, Catriona Gray.
Bukuroshja 24-vjeçare u lind në Queensland nga një baba australian dhe nënë filipineze.
Ajo ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që e ndjekin në Instagram dhe njihet si një prezantuese televizive dhe modele.
Në vendin e dytë u rendit Miss Afrika e Jugut, Tamaryn Green u zgjodh si dhe e treta u shpall Miss Venezuela, Sthefany Gutierrez.
Ndërkohë kujtojmë që përfaqësuese e Shqipërisë në këtë kompeticion ishte Trejsi Sejdini, e cila pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në 20 më të mirat pati një mbështetje të madhe nga ana e publikut.