Lajme

16 August 2018

Celine Dion dhe Russell Crowe çifti më i ri i showbizit?

Revista OK shkruan se showbizi tashmë ka një çift të ri. Bëhet fjalë pikërisht për Celine Dion dhe Russell Crowe. Kjo mund të duket si befasi por sipas revistës ata kanë kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe kjo i ka bëra ata shumë të afërt.

Duket se mbretërsha e muzikës e ka marrë veten nga vdekja e bashkëshortit, Rene Angelil. Historia e tyre e dashurisë ka nisur kur ajo ishte 12 vjeç. Pak ditë para Krishtlindjeve të vitit 1994, ata u martuan.

Rene ndërroi jetë për shkak të kancerit para dy vjetëve. Nga ana tjetër Crow, ka përfunduar shkurorëzimin me bashkëshorten Daniel Spenser.


“Ata janë parë shpesh javët e fundit, megjithëse marrëdhënia e tyre është vetëm në fillim, krijojnë përshtypje se janë njohur për shumë vite”, është shprehur burimi.

Por spekulimet u përforcuan edhe më tepër pas postimit që aktori i bëri këngëtares përmes rrjeteve sociale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com