Celine Dion publikon “Flying On My Own”
Celine Dion ka publikuar “Flying On My Own”, kënga paraprirëse e albumit të ri “Courage” që do të dalë në nëntor për Columbia Records. Shkruar nga Jörgen Elofsson (Britney Spears, Kelly Clarkson), Liz Rodrigues (Eminem, Pink, Pitbull) dhe Anton Mårtensson (Rhys), “Flying On My Own” është një këngë me një ritëm të gëzuar që feston energjinë e një fillimi të ri në karrierën e Celine Dion.
Një version i drejtpërdrejtë i “Flying On My Own” u prezantua më 8 qershor, kur artistja i dha lamtumirën rezidencës së saj në Las Vegas, koncerteve të paracaktuara në Colosseum të Caesars Palace, pas 16 vjetësh, 1141 shfaqjesh dhe mbi 4 milionë e gjysmë spektatorë. Më 18 shtator, Celine Dion do të fillojë “Courage World Tour” nga Quebec City, e cila do të prekë më shumë se 50 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.