Lajme

05 October 2017

Celine Dion “shpërthen” në lot gjatë koncertit të saj në Las Vegas

Ngjarja që ndodhi në Las Vegas preku së tepërmi edhe këngëtaren Celine Dion.

Ajo e ka quajtur Las Vegasin shtëpinë e saj që prej vitit 2003, kur nisi të këndonte në rezidencën “The Colosseum” në Caesars Palace.

Celine ka shpërthyer në lot teksa është ngjitur në skenën e Las Vegasit, mbrëmjen e së martës, teksa ka dhënë një fjalim emocional duke përkujtuar viktimat e sulmit të tmerrshëm në “Route 91 Harvest Music Festival”.

“Shpresoj të jeni mirë… Para se të nis koncertin, dua të flas pak me ju. Nuk i filloj kurrë koncertet e mia kështu por sonte është shumë ndryshe. A duhet ta bëja këtë koncert vetëm dy ditë pas tmerrit?!, ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë që publiku nuk reagoi, ajo u shpreh se të gjithë të ardhurat e këtij koncerti do të shkonin në ndihmë të familjeve të prekura nga sulmi i tmerrshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com