Censuroi Eurovizionin dhe performancën e Bushpepës, ndëshkohet kanali televiziv kinez
“EBU” (Unioni Europian i Transmetimeve) ndërpreu çdo raport me televizionin kinez “Mango TV”, pasi ky i fundit censuroi pjesë të festivalit Europian të këngës që lidheshin me elementë të komunitetit “LGBT”.
“Mango TV” nuk transmetoi këngën e Irlandës për shkak të lidhjes homoseksuale që ajo paraqiste me pretendimin se kjo nuk përkon me vlerat e tyre.
Të njejtin fat pësoi edhe performanca e Eugent Bushpepës por këtë herë për shkak të tatuazheve të këngëtarit shqiptar. Këto ndryshime në transmetimin e Eurovizionit janë denoncuar nga mijëra qytetarë kinezë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Si ndëshkim, “EBU” nuk lejoi të transmetohet nga ky kanal nata e dytë e gjysmëfinales së festivalit po ashtu as finalen e madhe të 12 majit.