Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle, ceremonia e parë që do jepet në streaming
Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle do të jetë ceremonia e parë martesore mbretërore që do të jepet në streaming, me përkujdesjen e kompanisë “Decca”. Një regjistrim i ceremonisë martesore më të shumëpritur do të jetë e disponueshme për publikun edhe në formatin në pllakë gramafoni. Audioja e dasmës mbretërore, që do të zhvillohet më 19 maj në kështjellën “Windsor”, do të jetë e disponueshme pak orë pas zhvillimit të ceremonisë.