Lajme

18 December 2018

Çfarë dalloi Florian Binaj në hartë, kur po jepej parashikimi i motit në televizionin shqiptar…

Ishte Florian Binaj ai  i cili dalloi këtë lapsusi në grafikën e hartës ndërkohë që jepet motri në ”tv klan” duke iu drejtuar me mirësjellje punonjësve të televizionit që ta ndryshonin.Por çfarë vuri re ai?!

Ai publikoi në “InstaStory” dy imazhe të hartës që shfaqet në ekranin e televizionit gjatë kohës që jepet moti dhe gabimi qëndron në faktin se Kosova nuk është e ndarë në kufij nga Serbia.

Ndërsa kuptohet që harta është marrë e gatshme nga “Google”, grafika nuk ka ndryshuar këtë gabim.

“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek ‘TV Klan’. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur dhe jo si ‘kufij të diskutueshëm’. Vetëm Serbia e shtetet që s’e kanë njohur ende dhe Google me Yahoo, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës”, shkruan Binaj.

Me siguri do ta dallojmë këtë detaj sot kur të shohim motin në “TV Klan”.

 

 

 

 

 

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com