Çfarë duhet të dish para se të njihesh me një gazetar?
Në këtë artikull do t’ju sjellim të zgjedhur se çfarë duhet të keni parasysh nëse jeni apo do të njiheni me një gazetar ose fundja fare nëse keni një mik të tillë.
Gazetarët bëjnë miliona pyetje:
Kur? Kush? Ku? Pse? Si? Ndërkohë që ju jeni duke treguar një histori ata nuk do të humbasin asnjë detaj. Ata iu bombardojnë me pyetje dhe do t’ju duket vetja sikur jeni duke dhënë ndonjë intervistë.
Gazetarët janë gjithmonë në punë:
Puna e një gazetari nuk fillon kur shkon në zyrë dhe nuk mbaron kur del prej saj. Gazetarët janë kudo dhe punojnë në çdo moment. Në çdo lloj situate ata frymëzohen për të bërë artikuj ose investigime dhe për të raportuar situata nga më të ndryshmet.
Ata dinë gjithçka shumë kohë para jush:
Për çdo lloj lajmi që po qarkullon rreth e rrotull ato e kanë mësuar shumë kohë para jush. Dinë edhe të pathëna!
Ata dërgojnë punët e tyre në chat:
Kini paraqysh që shumica e mesazheve me një gazetar do të lidhen gjithmonë me punën e tyre.
E mira është e keqe dhe e keqja është e mirë:
Ndërsa pjesa tjetër e botës është tronditur nga një ngjarje dramatike, gazetari ka probleme duke e mbajtur eksitimin e tij ndaj vetes.
Ata janë gjithmonë në media sociale:
Dhe kanë adresa fake. Gazetarët, jo vetëm që vënë re çdo detaj në mediat sociale por kanë edhe llogaritë e tyre fake për të zbuluar informacione.
Askush nuk konkuron dot me ta:
Mos konkuro kurrë me një gazetar. Ata kanë gjithmonë të drejtë dhe shumë ambicie. Gazetarët shpeshherë nuk kanë mëshirë, mjafton që puna e tyre të ketë zhurmë.
Gazetarët kanë kontaktet më të çudtishme në telefonin e tyre:
Po po, e lexuat mirë. Sigurisht që nuk do të keni fatin të kontrolloni celularin e tyre por ndërkohë që jeni me ta mund të kenë ndonjë thirrje nga: “Shoqata Kombëtare e Pronarëve të Minjëve të Bardhë me Sy të Kaltër”- ose “Enki që nuk më erdhi në emision”.
Pavarësisht të gjitha këtyre, shoqëria me një gazetar nuk është kurrë e mërzitshme.
Theksojmë se: KY ARTIKULL VLEN VETËM PËR GAZETARËT PROFESIONISTË DHE TË APASIONUAR!