Lajme

09 February 2017

Cfarë i ndodhi Jason Derulos në aeroport

|
By
|
0 Comment
|

Jason Derulo ka akuzuar një nga kompanitë ajrore më të mëdha të Amerikës për diskriminim racor, pas një mosmarrëveshje në lidhje me një tarifë bagazhi. Këngëtari i njohur ka quajtur të papërshtatshëm trajtimin që kishte marrë nga “American Airlines”. Konflikti ka bërë që të përfshihet edhe policia pasi Derulo kundërshtoi të paguante tarifën e bagazheve të tij.

Ai u shpreh se punonjësit në fund e trajtuan ndryshe vetëm për faktin se ishte i famshëm. Këngëtari po udhëtonte nga Miami në Los Angeles ditën e mërkurë kur ndodhi incidenti. Atij po i kërkohej të paguante një vlerë prej 4 mijë dollarësh pasi i ishin kontrolluar 19 valixhet e tij. Derulo është ankuar se një situatë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë. Kapiteni i avionit u ka bërtitur anëtarëve të grupit të punës pasi ata u përpoqën të zbarkonin.

“Siç mund ta imagjinoni, jam i rrethuar nga 15 policë pas një situate shumë të turpshme. Unë hapa Instagram-in për ta denoncuar “live” ngjarjen dhe po prisja që gjithçka të zgjidhej derisa në një moment dëgjova disa pëshpërima. Situata e gjitha ndryshoi në momentin që ata morën vesh kush isha, pra një i famshëm”,- është shprehur këngëtari.

“Dua thjesht që të gjithë të trajtohen me respekt nga këta punonjës”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com