Çfarë??? Marina dhe Geti do të bëhen prindër?
Le të futemi direkt në TEMË! Mediat dhe fansat e çiftit Marina – Geti po aludojnë se ata janë në pritje të fëmijës së parë.
Shkak për këtë është bërë një një foto e postuar nga çifti pasi shihen të dy brënda një makine, dhe teksa Geti i vendos duart mbi bark Marina Vjollcës.
“Keshtu sic duket foto do jeni shtatzene. Ishalla do beni nje bebe teper te bukur se jeni te dy si rrush”, “Marina shtatzene? Te pakten ne foto keshtu duket duke pare qe Geti dhe Marina kane vendosur doren tek barku i Marines”, “Po vjen nje bebe”, janë disa nga komentet e shumta të fansave teksa ky postim i Marinës është mbushur me pyetjen nëse ajo është shtatzënë.
Nga vetë çifti ende nuk ka një konfirmim zyrtar.