Çfarë po e shtyn aktoren e njohur të heqë dorë nga aktrimi?
Ajo ka fituar Oscar dhe ka luajtur më shumë se 40 filma në karrierën e saj por Gwyneth Paltrow ka treguar se po mendon seriozisht të heqë dorë nga aktrimi për t’u fokusuar tek pasioni i saj, tek kompania “Goop”.
Ylli hollivudian është shprehur se nuk është e sigurt se çfarë ndjen për aktrimin momentalisht dhe se nuk ka role në horizont.
Në një intervistë të dhënë për “Extra”, ajo ka thënë: “Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëj me aktrimin. Mometalisht jam duke i bërë të dyja nga pak por mua më pëlqen shumë të drejtoj biznesin tim”.