Lajme

08 September 2018

Çfarë po ndodh? Majk dhe Majlinda fotografohen sërish së bashku

Historia e dashurisë së reperit Majk dhe Majlindës është komentuar për një kohë të gjatë nga mediat rozë. Ata i dhanë fund historisë së dashurisë para se të bëheshin prindër. Pavarësisht se vazhdojnë të jenë të ndarë, djali Roan është ai që i bashkon herë pas here.

Ata duket se e lane pas lidhjen e tyre dhe vazhduan përpara ku Majk u përfol se kishte nisur një histori dashurie me Melitën ndërsa për Majlindën ende nuk ka ndonjë konfirmim për ndonjë lidhje të re.

Por një foto e publikuar së fundmi ngre sërish dyshime dhe i vendos ata sërish në qendër të vëmendjes.

Paparazzi i ka fotografuar prindërit e Roan së bashkë. Nuk dihet arsyeja e takimit midis tyre ndoshta ata janë bashkë për të kaluar kohë me djalin e tyre ose ndoshta kanë vendosur të rregullojnë marrëdhënien e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com