Lajme

12 June 2018

Çfarë po ndodh me Ariana Grande? Pas kohë pas ndarjes këngëtarja fejohet me aktorin Pete Davidson

Në prill të këtij viti lajmi i ndarjes së këngëtares Ariana Grande nga Mac Miller pushtoi mediat rozë. Një prej arsyeve që u spekulua për ndarjen e çiftit ishte largësia. U mendua se Ariana do ta kishte shumë të vështirë sepse dukej shumë e dashuruar sidomos pas dedikimit prekës që ajo i bëri në Instagram.

Por kjo nuk zgjati shumë sepse kohët e fundit në media po qarkullon lajmi se ajo po del me aktorin Pete Davidson, madje ata edhe janë fejuar.

Sipas Us Weekly, çifti e ka bërë lajmin të ditur ditën e shtunë, gjatë festës së ditëlindjes së aktorit Robert Pattinson. Edhe Davdison sapo i ka dhënë fund një lidhje dhe sipas burimeve të afërta me çiftin, thuhet se ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com