Çfarë po ndodh me ”Babastars” largohet edhe Agon Amiga?!
Jo më larg se javën që lamë pas Cozman dhe Skivi deklaruan se nuk do të jenë më pjesë e labelit Babastars duke e vazhduar kështu karrierën solo.
Lehtë u kuptua se nga mënyra se si ato e dhanë këtë lajm dukej se ato u ndanë jo mirë.
Por duket se nuk ka mbaruar këtu!
Edhe për Agon Amigën u përfol se ishte larguar nga ‘Babastars’dhe u tha se me këngën e tij “O bir” thumbonte Getoarin.
Reperi ka postuar një video në ‘instastori’, ku hedh poshtë të gjitha dyshimet ndarjes nga grupi, duke treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re nën logon e ‘Babastars’.