Lajme

21 March 2019

Çfarë po ndodh me Feron?

Fero u fut fuqishëm në tregun e hip hop-it në vend, duke pasur si mbështetje edhe labelin muzikor “On Records”, Fero rreth një vit më parë arriti majat, veçanërisht me hitin “Gang Gang”.

U bë kohë në fakt që Fero nuk ka publikuar një këngë të re.

Kënga e tij e fundit ka qenë “Alles Baba” rreth 3 muaj më parë, e teksa të gjithë kanë qenë duke pritur hite të reja, reperi i ri në moshë dhe në treg duket se i është përkushtuar lidhjes së tij të re me Arbenitën, ndryshe nga një vit më parë teksa Fero publikonte çdo muaj nga një këngë.

Çdo javë nëpër portale Fero përflitet për lidhjen e tij me Arbenitën. Dyshja duket se po e shijon vëmendjen e lidhjes tashmë të konfirmuar nga vetë ata.

Së fundmi çifti është duke shijuar disa ditë pushimesh në Gjermai teksa Arbenita ka publikuar disa çaste intime në rrjetet sociale.

Mesa duket për Feron tashmë më shumë rendësi ka Arbenita!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com