Çfarë po ndodh me Shkëlzenin dhe Arminën? Çifti anullon dasmën!
Pak muaj më parë blogerja e njohur Armina Mevlani u shpreh se ajo dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti, pra bëhej fjalë për vitin 2019.
E ftuar tek Rudina Magjistari, për të disatën herë brënda sezonit, Armina u shpreh se plani i dasmës është anulluar dhe arsyeja është e “frikshme”.
“Nuk dua ta bëjmë dasmën këtë vit. Nuk do të ndodhë, sepse kam lexuar diku për tersin e viteve dhe dua të jetë një vit çift- është shprehur Armina.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar në show biz, kjo për faktin se Shkëlzeni vinte nga një martesë disa vjeçare me dy fëmijë, djali i politikanit Sali Berisha, fakte që Arminës i kanë kushtuar shumë përsa i përket gjykimit të publikut, megjithëse për çiftin duket se gjithçka po shkon mirë dhe duken marrëzisht të dashuruar dhe të lumtur.