Cher një nga aktoret e “Mamma Mia 2”
Filmi “Mamma Mia: Here We Go Again” ka nisur xhirimet në fund të gushtit, por nuk është kurrë vonë për të shtuar një ikonë të re në kastin e aktorëve. Raportohet se këngëtarja Cher i është bashkuar kastit, por detajet rreth personazhit të saj nuk janë bërë ende të ditura. Artistja 71 vjeçare, fituese e një çmimi Oscar do të marrë pjesë në një film për herë të parë pas shtatë vjetësh, që nga “Burlesque”. Në ditët në vijim pritet që të dalin më shumë detaje rreth rolit të saj në filmin e shumëpritur.