Lajme

02 July 2018

Cheryl Cole dhe Liam Payne i japin fund martesës

Këngëtarët Cheryl dhe Liam Payne kanë njoftuar se janë ndarë, pas më shumë se dy vitesh bashkë.

Ish-pjesëtarja e “Girls Aloud” dhe ish anëtari i “One Direction” e kanë konfirmuar ndarjen e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.
35-vjeçarja dhe 24-vjeçari kanë një djalë bashkë, i cili ka lindur në mars të vitit të kaluar.

“Me pikëllim ju njoftojmë se po shkojmë në rrugë të ndara. Ka qenë një vendim i vështirë për ne. Akoma kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin si një familje”.
“Bear (djali) është bota jonë dhe kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë e tij teksa po e kalojmë këtë bashkë”, ka shkruar Cheryl.

Një mesazh paksa të ngjashëm ka publikuar edhe Payne në profilin e tij në Twitter.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com