Lajme

30 August 2018

Chiara Ferragni zbulon fustanin e ëndrrave për ditën e martesës me Fedez

Dita e shumëpritur për Chiara Ferragnin dhe Fedez është duke trokitur. Ata do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre më 1 shtator, në një festë me miqtë e ngushtë dhe familjarët në Siçili.

Një ndër kuriozitetet më të mëdha, mbetet fustani i nuses dhe blogerja Chiara Ferragni ka surprizuar të gjithë ndjekësit duke i dhënë fund çdo hamendësimi. Në një foto të postuar në profilin e saj në “Instagram”, Chiara Ferragni shfaqet krahas drejtoreshës kreative të Dior, Maria Grazia Chiuri duke zbuluar në këtë mënyrë se fustani i saj do të krijohet pikërisht nga “Dior” dhe do të jetë një fustan ëndrrash.


Do të martohem me një fustan të Dior haute couture të krijuar nga Maria Grazia Chiuri. Shpresoj që ta pëlqeni. Maria Grazia krijoi fustanin tim të ëndrrave.” – shkruan bashkëngjitur postimit Ferragni.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com