Chloe Mortez dhe Brooklyn Beckham të lumtur por diçka e frikëson aktoren…
Aktorja Chloe Mortez dhe Brooklyn Beckham janë rikthyer sërish së bashku pas një periudhe ndarjeje ndërkohë që gjatë një interviste të dhënë së fundmi ata kanë folur për marrdhënien e tyre.
Chloe është shprehur se ndihet shumë e lumtur me Brooklyn dhe ajo ka treguar se mes tyre duket se nuk ka pasur asnjë distancë shpirtërore gjatë kohës që kanë qenë larg njëri-tjetrit.
Ajo gjithashtu është shprehur se pjestarët e tjerë të familjes së tij janë të mrekullueshëm dhe se ata janë një familje e përkryer por megjithatë ajo e cila e “frikëson” 20-vjeçaren është Victoria Beckham. Por Chloe nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë fakt.