Chris Brown bën konfuz fansat, uron Rihannën me një postim të veçantë
Chris Brown ka habitur fansat kur publikisht në Instagram i ka uruar ditëlindjen Rihannës. “Urime ditëlindjen Rihanna”, ka shkruar Brown në postimin e tij bashkëngjitur një fotoje kur ajo ishte fëmijë.
Urimi i Brown është pritur me reagime të përziera nga adhuruesit e tij. Disa u kënaqën me këtë urim, teksa disa të tjerë kujtuan historinë e dyshes të para disa viteve ku Brown ushtroi dhunë ndaj Rihannës.
Për këtë fakt ai është shprehur se do ta ndjeki gjithmonë. Ende nuk kemi një reagim nga Rihanna për postimin e Brown.