Chris Brown flet për tradhëtinë
Chris Brown ka krijuar filozofinë e tij për dashurinë dhe kjo bazuar në marrëdhëniet e tij të dështuara me Rihanna-n dhe Karrueche Tran. Sipas mendimit të Brown, burrat tentojnë të tradhtojnë partneret e tyre për kënaqësi seksuale dhe jo se janë në kërkim të dashurisë.
Këngëtari i njohur mendon se femrat tradhtojnë kur janë në kërkim të një partneri i cili tregon dashuri dhe afeksion për to, dhe jo për dëshira seksuale.
“Ne i tradhtojmë të dashurat tona por ne nuk dëshirojmë që ato të na tradhtojnë ne. Ne tradhtojmë për marrëdhënie seksuale ndërsa femrat për dashuri dhe afeksion. Ne tradhtojmë më shumë por femrat tradhtojnë më mirë. Nuk e zgjidhim situatën dhe nuk kthehemi pas. Veprojmë sikur është fundi i botës, kur na tradhtojnë”.