Lajme

04 September 2018

Chris Brown kundra ish të dashurës, arsyeja…vajza e tyre dhe pagesa mujore për të

Chris Brown mendon se duke i dhënë më shumë mbështetje financiare ish të dashurës do të ndikojë negativisht në rritjen e fëmijës së tyre katërvjeçare, Royalty.

Nia Guzman, e cila kohët e fundit ka punësuar një avokat të ri për të betejën ligjore kundër Brownit, po kërkon 21 mijë dollarë në muaj dhe 250 mijë në mënyrë retroaktive në mbështetje të fëmijës së tyre, shkruan “The Blast”.
Por, këngëtari i hitit “Freaky Friday” nuk po mendon të jep aq shumë para, duke pretenduar se Guzman nuk ka nevojë për aq shumë para..
Brown tashmë ndan çdo muaj gjashtëmijë euro për shkollën private të vajzës së tyre, shpenzimet mjekësore dhe paguan një dado.

Gjithashtu paguan edhe tremijë dollarë për aktivitete të ndryshme, argëtimit dhe jetësore.

Në dokumentet e paraqitura nga Brown, ai thotë se “dhënia e një shume që po kërkon, mund të jetë e dëmshme për një fëmi 4 vjeçar dhe nuk është në interesin e saj më të mirë”.

Ai është i gatshëm të japë 9,813 dollarë në muaj dhe jo 21,000 sa po kërkon Guzman.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com