Lajme

07 January 2019

Chris Brown nënshkruan kontratë me RCA Records

Chris Brown do të vijë ndryshe në vitin 2019. Këngëtari ka bërë të ditur se albumi vijues, “Indigo”, do të lansohet nga një kompani tjetër.

RCA Records është labeli i ri i Chris, marrëveshje që jo vetëm zgjat partneritetin e tij me këtë label, por edhe lejon Brown që të jetë artisti më i ri ndonjëherë që ka në pronësi të vet regjistrimet master të tij.

“Kjo marrëveshja e re e strukturuar nga Brown dhe RCA Records pa dyshim do të vë standarde të reja jo vetëm për muzikën dhe përmbajtjen e Chris Brown, por edhe të të gjithë artistëve të tjerë”, shkruhet në një komunikatë të RCA.

Albumi i ri i Brown për RCA ishte në vitin 2012, që debutoi në vendin e parë në Billboard 200 dhe u certifikua me Platinum.

Që prej asaj kohe ai ka lansuar katër albume të tjera në këtë ‘label’ përfshirë albumin “X” në vitin 2014, “Royalty” dhe “Fan of a Fan” e po ashtu edhe albumin e fundit “Heartbreak on a Full Moon”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com