Lajme

12 March 2017

Chris Brown sërish në pranga? “Ka probleme psikologjike”

|
By
|
0 Comment
|

Këngëtari i famshëm duket se nuk po i shpëton dot problemeve me ligjin. Këtë herë ishin fqinjët ata që e dërguan në komisariat Chris Brown, me arsyen se shkaktoi shqetësime të ndryshme duke mbajtur muzikën e lartë në orët e vona të natës, gjithashtu edhe për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Thuajse çdo javë këngëtari i hitit “Grass Ain’t Greener” e gjen veten nën pranga për arsye nga më të ndryshmet, por këtë radhë autoritetet përkatëse kanë vendosur të sillen ndryshe me 27-vjeçarin.

Ai është thirrur me “mirësjellje” që të paraqitet në gjykatë. Autoritetet e Policisë së New York-ut u kanë dërguar një shkresë avokatit të Chris Brown duke u shprehur se këngëtari duhet të vijë me dëshirën e tij në gjykatë, pasi sipas tyre një individ kaq problematik duhet trajtuar me kujdes (duke lënë të nënkuptohet se Brown mund të ketë probleme mendore apo psikologjike). Deri tani avokati i tij nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Chris Brown gjatë javëve të fundit është akuzuar për përdorimin e drogës, alkoolit, drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, shqetësimin e fqinjëve, dhunë ndaj fansave, si dhe ndaj oficerëve të policisë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com