Lajme

27 January 2019

Chris dhe Katherine duket se e paskan shumë seriozisht, ja çfarë ka thënë aktori në intervistën e fundit

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger u fejuan vetëm dy javë më parë, por Chris tashmë ka plane të mëdha për jetën e tij.

Dje gjatë një interviste në “Entertainment Tonight” , kur Chris u pyet se çfarë është për të e ardhmja e përsosur ai tha:

 “E ardhmja? Oh, shumë fëmijë.”

Ai gjithashtu shtoi se kjo e ardhme ideale do të përfshinte më pak kohë për të punuar dhe më shumë kohë duke shijuar jetën.

Chris dhe ish- partnerja e tij, aktorja Ana Faris kanë një djalë së bashku kështu që qëllimi i kësaj “shumë fëmijë” do të thotë me siguri që Chris dëshiron të ketë një familje të madhe me të fejuarën tanimë Katherine.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com