Chris Pratt dhe Anna Faris “vulosin”ndarjen e tyre
Siç duket nuk ka më mundësi që Chris Pratt dhe Anna Faris të rikthehen me njëri-tjetrin. Thuajse 4 muaj pasi bënë publike ndarjen e tyre pas 8 vjet martesë, tashmë ish-çifti ka dorëzuar kërkesën për divorc.
Ka qënë aktori i “Jurassic World”, që ka dorëzuar dokumentet dhe përgjigjia e Anna ka qënë e menjëherëshme. Sipas “TMZ”, e cila zotëron kopjen e letrave të divorcit, Chriss dhe Anna kanë kërkuar kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre 5-vjeç.