Lajme

16 January 2019

Chris Pratt i propozon të dashurës, lajmëron menjëherë ish-gruan e tij

Bëhet fjalë pikërisht për një familje moderne. Historia fejesës së Chris Pratt  dhe Katherine Schëarzenegger pushtoi titujt e mediave rozë.

Kjo për shkak se aktori i dha fund martesës me Anna Faris vetëm 1 vit më parë.

Por aktorja e famshme e ka pritur shumë mirë këtë lajm. Pas njoftimit për fejesën që bëri Pratt, ajo i komentoi duke i uruar jetë të lumtur. Por nuk mbaron me kaq.

Faris pranoi se e dinte që ish-bashkëshorti dhe vajza e ylli të Hollywood, Arnold Schëarzenegger do të fejoheshin.

Anna zbuloi se Chris e kontaktoi menjëherë pasi i kishte propozuar Katherine.

42-vjeçarja foli për fejesën në  podcastin e saj, ‘Anna Faris Is Unqualified’.

“Chris më dërgoi mesazh në mëngjes dhe më tha se i propozoi Katherine. Dhe unë isha: Ky është lajm i mrekullueshëm,”-tha aktorja gjatë episodit të fundit.

Dhe meqë komedinë e ka në gjak, Anna iu përgjigj: “I ktheva mesazh dhe i thashë dua të të rikujtoj që mund të certikoj martesa, thjesht s’jam shumë e zonja.”

Pavarësisht shakave, aktorja u shpreh shumë e lumtur për çiftin: “Unë jam shumë e lumtur për ta. E dija që do të ndodhte. E dua Katherine dhe e dua Chris, jam aq e lumtur që ata e gjetën njëri-tjetrin.”

Pratt dhe Faris njoftuan ndarjen e tyre në gusht 2017 pas 8 vitesh martesë. Ata kën edhe një djalë,  6-vjeçarin, Jack.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com