Lajme

19 April 2018

Chriss Pratt flet për herë të parë për ndarjen nga Anna Faris

Kur Chriss Pratt dhe Anna Faris deklaruan vendimin e tyre për t’u ndarë në gusht të vitit 2017, pas 8 vitesh martese, lajmi i habiti të gjithë. Madje shumë prej fansave shkruanin: “A ka vdekur dashuria?”

Pas shumë kohësh Pratt ka folur për herë të parë për ndarjen nga Anna si dhe se si është të rrisësh një djalë që tashmë është 5 vjeç.

Për “Entertainment Weekly”ai është shprehur se: “Divorci ta shpif por në fund të ditës, ne kemi një fëmijë fantastik i cili ka dy prindër të cilët e duan shumë. Jemi duke u munduar të gjejmë një rrugë që kjo gjë të funksionojë duke qenë shokë të mirë dhe duke u sjellë me respekt për njëri-tjetrin. Nuk është idealja, por mendoj që të dy ne jemi duke kaluar më mirë tani.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com