Chrissy Teigen kthehet në heroinë për ndjekësit e saj
Ajo solli në jetë 9 muaj më parë vajzën e saj dhe të John Legend, të cilën e quajtën Luna. Këtë të mërkurë modelja e njohur postoi një foto të këmbëve të saj në të cilat dukeshin strijat e shumta që shtatëzania i kishte lënë. 31 vjeçarja tregoi se nuk ishte aspak e frikësuar nga këto ndryshime në trupin e saj. Postimi i kësaj fotoje të pa edituar solli shumë reagime pozitive nga ndjekësit e saj. Shumë prej tyre e falenderuan për këtë gjest të saj, i cili i bëri të ndihen shumë mirë me trupin e tyre dhe i kujtoi që trupi perfekt që reklamohet është shumë larg realitetit.