Chrissy Teigen nuk e toleron aspak fansin që komenton ndërhyrjet e saj plastike…
Chrissy Teigen nuk e ka aspak problem të kundërpërgjigjet ndaj çdo komenti që i bëhet në rrjetet sociale. Këtë gjë e vërteton më së miri situata e fundit ku ajo i është përgjigjur një fansi nëpërmjet komenteve në Instagram.
Shkak ka qënë një foto e Chrissy e publikuar në rrjetin social Instagram, daton në vitin 2008 ku ajo dhe bashkëshorti i saj parakaluan tapetin e kuq të “Grammy Awards”. Një ndjekës i saj ka komentuar duke thënë se atëherë ajo dukej shumë më e mirë se tani, natyrale, e thjeshtë dhe pa ndërhyrje plastike në gjoks dhe fytyrë. Kanë mjaftuar vetëm këto fjalë për të nxehur modelen e famshme e cila menjëherë i ka kthyer komentin.
Chrissy e ka ofenduar ndjekësin e saj duke i thënë atij të zhduket sepse komente të tilla mendjelehta nuk do t’i tolerojë kurrë. Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje duke theksuar se kjo foto është bërë para 10 vitesh kur ajo nuk ishte nënë e dy fëmijëve.