Lajme

17 January 2018

“Christian Louboutin” nxjerr në treg koleksionin e ri të këpucëve

||
0 Comment
|

Para katër vitesh, “Christian Louboutin” hodhi në treg, Nudes Collection, një linjë këpucësh me taka, në pesë nuanca nude. Nga ajo kohë, marka e ka shtuar numrin e nuancave nga pesë në shtatë dhe ka shtuar balerinat e quajtura Solasofia në koleksionin e saj.

Së fundmi, Louboutin e çon koleksionin një hap më tej duke shtuar dy sandale me taka shumë të larta, në këtë miks, Christeriva e Cherrysandal. Me një çmim 875 $, Christeriva është një sandale me takë dhe fjongo në kyçe. Cherrysandal është një sandale me takë të trashë dhe platformë, gjithashtu me një rrip në kyçe, me çmim 895 $.

Louboutin vazhdojë t’u ofrojë femrave me të gjitha nuancat e lëkurës, këpucët që iu përshtaten.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com