Christina Aguilera publikon “Twice”
Christina Aguilera e ka publikuar këngën “Twice” që është pjesë e albumit të ardhshëm, “Liberation”. Pas një pushimi gjashtëvjeçar Christina ka nisur incizimin e materialit të ri muzikor.
Kënga e parë të cilën e lansoi ishte “Accelerate” dhe e shoqëroi me videoklip, ndërsa projekti ishte produksion i Kanye West.
Ashtu si edhe albumi, “Liberation”, titullohet edhe një këngë, e cila është baladë dhe pritet të shoqërohet me videoklip. “Nganjëherë pyes veten se cili është qëllimi i jetës. E kam gjetur çmimin e dashurisë dhe kam humbur mendjen”, janë disa prej vargjeve të këngës së re.
Krahas këngës së re, Aguilera ka bërë të ditur se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards do ta prezantojë këngën e tretë nga albumi i ri, e cila titullohet “Fall in Line”, ndërsa do ta interpretojë së bashku me Demi Lovaton. Në ndërkohë, 37-vjeçarja është duke u përgatitur për turneun muzikor që do ta mbajë këtë vit në Amerikë.