Çifti i njohur i Hollywood-it në pritje të fëmijës së parë
Aktorja e njohur Rachel Weisz ka dekluar se po pret një fëmijë tani në moshën 48 vjeçare.
Ajo ka një djalë në moshën 11 vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj, Daniel Craig, i cili ka luajtur dhe rolin e agjentit 007, James Bond, ka një vajzë në moshën 25 vjeçare nga martesa e parë.
Në një intervistë për “New York Times” Rachel tha se ishin shumë të lumtur për këtë shtatzëni.
Ata janë së bashku prej 8 vitesh dhe u martuan në New York në 2011.
Rachel i tha “New York Times” se nuk e dinte ende gjininë e fëmijës. Lidhur me martesën ajo është sprehu: “Jam shumë e lumtur”. Mesa duket fëmija i tyre i parë po vjen në momentin e duhur.