Lajme

07 January 2019

Çifti i njohur turk reagon për herë të parë pas lajmeve për ndarjen e tyre

”Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë drejt divorcit”,”Ata nuk janë më bashkë”. Kanë qënë këto disa nga lajmet lidhur me çiftin  e famshëm turk dhe shumë të dashur për publikun që kanë pushtuar mediat. Lidhur me këto lajme çifti ka zgjedhur që të mos reagojë nëpërmjet fjalëve, por së fundmi veprimi i tyre tregon qartë marrëdhënien. Ditët e fundit, Neslihan dhe Kadir janë fotografuar së bashku teksa dilnin nga një teatër. Ata shfaqeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe nuk nguruan as të ndalonin të thonin disa fjalë.
“Nuk i kemi kuptuar asnjëherë lajmet që gazetarët shkruajnë për ne dhe martesën tonë. Ne vetë habitemi dhe ju duhet të ndaleni, sepse ato që shkruani nuk kanë kuptim”,- u shprehën ata.
Në këtë mënyrë Neslihan dhe Kadir hedhin poshtë një herë e mirë thashethemet e ndarjes.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com