Çiljeta Xhilaga zbulon pak nga projekti i saj më i fundit muzikor, pjesë e tij edhe djali i saj Fernando
Çiljeta Xhilaga prej disa ditësh ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Alar Band duke premtuar në këtë mënyrë një rikthim të fuqishëm. Së fundmi, ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një pjesë shkëputur nga videoklipi i këngës “BonBone”. Bashkëngjitur videos ajo tregon edhe për diçka që sipas saj tashmë është kthyer në një zakon.
“E kam bërë zakon që këngët e reja t’i prezantoj në fund të sezonit, po më mirë vonë se kurrë”, shkruan Çiljeta.
Përmes videos kuptojmë se bashkëpuntorë për këtë produksion të ri muzikor janë çifti I njohur i showbiz-it Elgit Doda dhe Klea Huta, por nuk janë ata e vetmja surprizë.
Pjesë e videoklipit do jetë edhe djali i saj Fernando. Nga videoklipi kuptojmë se bëhet fjalë për një këngë me ritme verore duke përcjellë edhe bukuritë e bregdetit.