Cozman flet për herë të parë për Tunën
Për herë të parë publikisht, reperi i njohur Cozman ka folur për ndarjen nga Tuna.
I ftuar në Prive, ku foli për projektet e reja, Cozman nuk u shpëtoi dot as pyetjeve për ish-partneren. I pyetur për arsyen e ndarjes me këngëtaren, reperi u përgjigj se ajo histori ka mbaruar: “Me Tunën, ajo histori mbaroi. Kështu që s’kisha pas qejf as me fol më shumë. Nuk jam më me të dhe kaq. Ajo është e kaluar, kështu që bye, bye. S’jam më”,- tha Cozman.
I pyetur se si e sheh të kaluarën me Tunën, reperi shtoi se nuk ka më ndjenja për të. “Të kaluarën me Tunën e shoh si çdo të kaluar tjetër. Nuk e shoh aq uau. S’ka më ndjenja… ”,- tha Cozman. Ndërsa për lidhjen e saj të re me Patris Berishën dhe shtatzëninë, reperi tha se nuk i intereson më asgjë që ka të bëjë me të. “Për momentin nuk më intereson, nuk ka të bëjë me mua asgjë më. Le të jetojnë jetën e tyre”.