Lajme

20 January 2017

Cozman sërish i dashuruar….

|
By
|
0 Comment
|

Gjatë vitit që shkoi, Cozman i dha fund lidhjes së tij me Tunën. Dy këngëtarët kishin më shumë se dy vjet bashkë, por romanca përfundoi, për arsye ende të paqarta. Megjithatë, Tuna kthehu shumë shpejt kapitull, e tashmë është në pritje të ëmbël, ndërsa përkrah ka vëllanë e Robert Berishës, Patrisin.Ai që ende nuk ishte i gatshëm ta linte të shkuarën pas ishte Cozman, i cili duket se më në fund ka rigjetur dashurinë. Reperi tashmë ka një të dashur të re, të paktën kështu ka lënë të kuptohet miku i tij i Babastars, Majk.Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Cozman, mbi të cilën ka shkruar se reperi duket i dashuruar. “I dashuru po më duket”, ka shkruar Majk, ndërsa Cozman nuk ka bërë asnjë koment për çështjen. Se cila është e dashura dhe nëse ekziston vërtetë ende nuk mund ta themi me siguri, përderisa nuk e deklaron vetë Cozman, por ajo që është e sigurt, është fakti që jeta sentimentale e tij po ecën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com